32.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Manchester City arrin marrëveshje për yllin e Milanit

Manchester City e ka pranuar marrëveshjen për transferimin e Tijjani Reijnders nga AC Milani.

Marrëveshja verbale është arritur të hënën, ndërsa ylli holandez do t’i kushtojë klubit anglez në total 70 milionë euro, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

“Citizens” kanë arritur marrëveshje paraprakisht edhe me lojtarin, i cili do të nënshkruajë kontratë afatgjate, ndërsa vlera e rrogës së tij nuk është specifikuar, edhe pse dihet se do të jetë dukshëm më e mirë nga ajo sa merrte tek Milani.

Nënshkrimi do të vijë në ditët në vazhdim, ndërsa Kuqezinjtë do ta humbin ndoshta lojtarin kryesor të tyre.

Ndërkohë, drejtori i ri sportiv, Igli Tare po punon që ta përforcojë ekipin me lojtarë të tjerë.

 

 

burimi/Gazeta Express

Të ngjajshme

Të fundit