Manchester United arriti një fitore të thellë ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 0:3 në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “San Mamés”. Golashënues për “djajtë e kuq” ishin Casemiro dhe Bruno Fernandes, i cili shënoi dy herë, shkruan POPULLI.mk
Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Casemiro e hapi llogarinë i pari, ndërsa Fernandes me dy golat e tij të shpejtë i dha një epërsi të pakthyeshme ekipit të tij.
Në minutën e 35, lojtari i Athletic Bilbaos, D. Vivian, mori karton të kuq, që ndikoi në ritmin e lojës, duke bërë që skuadra e tij të luante me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester United vazhdon të konsolidojë pozitat e tij në garën për titull, ndërsa Bilbao mbetet i pakënaqur nga rezultatet e fundit. / © POPULLI.mk
