Përqindja e ambasadorëve të emëruar nga radhët e diplomatëve profesionistë të Ministrisë së Jashtme do të rritet dhe në vend të 1/3-ve si më parë, do të jetë së paku një e dyta. Kjo është paraparë me propozim-Ligjin për punë të jashtme, që tashmë është dorëzuar në Qeveri. Me ndryshimet ligjore gjithashtu është planifikuar që mandati i diplomatëve në vend të tre, të jetë katër vjet. Zgjidhja e re ligjore parashikon edhe korrigjim minimal të koeficienteve për pagat dhe shpenzimet e jetesës së diplomatëve jashtë vendit, si dhe saktësim shtesë të mëtejshëm në pjesën e pjesëmarrjes së Kuvendit në emërimin e ambasadorëve. Përndryshe, ministri Mucunski pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të caktuara kadrovike për disa nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit në të cilat postet e ambasadorëve janë të zbrazura.