16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Maqedonia e Veriut po kalbet nga brenda!

Në vitin 1991, në Maqedoni u mbajt referendumi për pavarësinë e saj, me pyetjen ‘perverse’ që mund t’i gënjente maqedonasit se nuk do ndaheshin nga vëllezërit e tyre serb : “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”

Me 8 shtator të vitit 1991 Maqedonia e shpalli pavarësinë edhe pse shqiptarët e bojkotuan referendumin për mëvetësinë e saj.

Në nëntor të vitit 1991 Maqedonia e solli Kushtetutën, të cilën nuk e votuan deputetët shqiptarë dhe e cila nga atëherë deri më tani ka pasuar 32 ndryshime, por duke mos lejuar kurrë të preket emërtimi ’20 për qind’ për shqiptarët.

Në prill të vitit 1993, Maqedonia u pranua në OKB me referencën e përkohshme IRJM, por duke mos i pranuar shqiptarët si shtetndërtues të saj të barabartë me maqedonasit.
Në vitin 1995 Maqedonia e ndryshoi flamurin me të cilin kishte shpallur pavarësinë, por duke vazhduar ta mohoj flamurin shqiptar dhe duke protestuar kundër arsimimit të shqiptarëve në gjuhën amtare.

Në vitin 2021 Maqedonia u përball me konflikt ndëretnik dhe e ndryshoi kushtetutën e saj, por jo edhe vesin një etnik.

Në vitin 2018 Maqedonia e nënshkroi Marrëveshja e Prespës, sipas së cilës e ndryshoi emrin e saj dhe u bë Republika e Maqedonisë së Veriut, por vazhdoi të ngul këmbë se interes parësor i saj është ai i etnitetit maqedonas,

Dhe në vitin 2023 Maqedonia e Veriut bëri ndryshime të Kodit Penal me të cilat thuajse e ‘legalizoi’ hajdutërinë duke i barazuar mes veti hajnat shqiptarë me ata maqedonas.
Po pra në Maqedoni shumëçka ka ndryshuar gjatë tri dekadave të shkuara dhe është forcuar ‘vëllazëria’ maqedonaso-shiptare e hajdutëve, por ka mbetur e përhershme antishqiptaria dhe mendësia serbe e politikës së saj, faktorë që atë e kalbëzojnë nga brenda dhe që garantojnë se do mund të vijë dita kur ajo nuk do ketë çka të ndryshojë!

Nga: Kim Mehmeti

Të ngjajshme

Të fundit