12.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Mark Rutte: NATO dhe BE po punojnë së bashku për të krijuar “një mur për dronët”

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha para takimit me ministrat e mbrojtjes se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po punojnë së bashku për të krijuar “një mur për dronët” për të mbrojtur vendet anëtare nga inkursionet e dronëve. I pyetur nëse po dyfishohen përpjekjet për këtë çështje, Rutte tha se BE-ja dhe NATO-ja kanë role të ndryshme: NATO-ja ofron kapacitete në aspektin ushtarak, ndërsa BE-ja e ka fuqinë e butë të tregut të brendshëm dhe siguron që të jenë të disponueshme fondet. Fokusi i takimit në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s pritet të jetë po ashtu edhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën. Në takim merr pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë që ta furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprmi. Takimi i NATO-s vjen pasi Moska sfidoi NATO-n me një sërë shkeljesh të hapësirave ajrore në Poloni dhe Estoni, duke rritur frikën se konflikti në Ukrainë mund të zgjerohet. Po ashtu, ka pasur detektime të dronëve edhe në afërsi të ndërtesave ushtarake në shtete të tjera, që kanë nxitur autoritetet të mbyllin aeroportet. /

Të ngjajshme

Të fundit