6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Masat anti-krizë, këto kategori përfitojnë në katër muajt e ardhshëm

Së fundi Qeveria e RMV-së ka vendosur dhe në të njëjtën kohë në Kuvend ka dorëzuar Ligj, për mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj për një periudhë prej katër muajsh, duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, përdoruesit e një kompensimi të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, personat me aftësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.

Ndërsa për personat e papunë – përfitues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit në të holla, ofrohet mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj për një periudhë prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë parashihet:

– përkrahja financiare prej 1.500 denarë, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga ky muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525 denarë në muaj;

– përkrahja financiare prej 750 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga ky muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për përfituesit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej 11.526 denarë dhe jo më shumë se 14.000 denarë në muaj.

Mbështetjen financiare prej 750 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore, duke filluar nga ky muaj, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pritet ta marrin edhe përfituesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik.

Pagesat do të zbatohen për pensionet ose mbështetjen për muajt nëntor, dhjetor 2022, janar dhe shkurt 2023.

Të ngjajshme

Të fundit