Real Madridi ka siguruar një fitore të madhe kundër Manchester Cityt, duke e mposhtur me rezultat 3:1 dhe duke kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, informon POPULLI.mk.
Heroi absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi të tre golat për madrilenët, duke vulosur kualifikimin e ekipit të Carlo Ancelottit. Nga ana tjetër, Nico González realizoi golin e vetëm për “citizens”, por ai nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e kampionëve të Premier Ligës.
Me këtë fitore, Real Madridi siguron një vend në fazën tjetër , ku do të përballet me fituesin e përballjes mes Atlético Madridit dhe Bayer Leverkusenit. / © POPULLI.mk