Mbi 1.800 punëtorë shëndetësorë kanë paditur spitalet dhe institucionet publike ku punojnë, duke kërkuar mbi dy milionë euro për shtesa të papaguara si orët shtesë, puna e natës dhe angazhimi gjatë festave. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmërojnë ndryshime në marrëveshjet kolektive dhe mbylljen e boshllëqeve ligjore që, sipas tyre, kanë mundësuar ngritjen e padive masive ndaj institucioneve shëndetësore.
“Mes 10-20 për qind e të punësuarve kanë kontekste gjyqësore. Numri më i madh, rreth 70 për qind të konteksteve gjyqësore janë në 10 institucione shëndetësore dhe janë në kategorinë e spitaleve të përgjithshme. Më së shumti në numër 317 janë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa efekt më të madh financiar do ketë në Klinikën e Manastirit. Ndërsa efekti i përgjithshëm i konteksteve gjyqësore është mbi 2 milionë euro”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor
Klekovski tha se gjatë vitit 2025 Fondi ka ndarë rreth 32 miliardë denarë për Institucionet publike shëndetësore, por sipas tij, një pjesë e Klinikave dhe Spitaleve nuk i arsyetojnë fondet që marrin, pasi nuk ofrojnë shërbime shëndetësore në përputhje me buxhetin që u ndahet.
“Prej këtyre 32 miliardë për 63 për qind të shërbimeve shëndetësore ka faturime. Ka probleme strukturore që do të zgjidhen, megjithatë ka shumë dallime, ka Qendra për Shëndet Publik që janë 100 për qind efikas, ka klinika interne që janë me 85 për qind të realizuara, por për fat të keq kemi Spitale të Përgjithshme me veprimtari të zgjeruar apo Shtëpi Shëndeti që janë me nën 50 për qind të realizimit. Këto institucione që kanë realizim më të vogël kanë më shumë të punonjës se sa në Qendrën Klinike në Shkup”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor
Për të përmirësuar funksionimin e sistemit shëndetësor, Klekovski thekson nevojën për një debat publik mbi organizimin e kujdesit shëndetësor./Alsat.mk.
