Kopshti Zoologjik në Shkup sot është mbyllur dhe nuk do të punojë, të punësuarit janë evakuuar, përcjell TV21.
Siç njofton Meta.mk, jozyrtarisht janë sëmurë patat, ndërsa dyshohet për virus apo baktere që mund të transmetohet te njerëzit. Ndërkaq, SDK.mk raporton se me shumë gjasë bëhet fjalë për grip të shpezëve dhe se për këtë janë mbytur të gjitha shpezët që kanë pasur kontakt me patën e sëmurë.
Para tri dite në Kopshin Zoologjik të Shkupit ndorgji luani Zhika, ndërsa në gusht të këtij viti ngordhi luanesha Dunja.