6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Me kalë të tërbuar në rrugë të gabuar!

Mersel Bilalli

Në sferën e sigurisë vlen maksima – “pesë vjet ju mësojnë të flisni, e pastaj 50 vjet të heshtni”! Kjo pasi, nëse normalitetin e bëni të pamundur, katastrofën e bën të pashmangshme. Por, dihet se çdo kontroll i mençurisë sjell jokontroll të çmendurisë.

Vizita e drejtorit të CIA-s nuk është kurrë pa një arsye të madhe dhe asnjëherë vetëm për një qëllim. William Barnes, një udhëheqës i një shërbimi më të fuqishme në botë, kurr nuk udhëton kot. Ai është edhe një nga njerëzit më të fuqishëm në SHBA dhe si oficer më i lartë i CIA-s, p◄r vite u ka shërbye njëjtë demokratëve dhe republikanëve.

Është e pazakontë që drejtuesi i një shërbimi të huaj të vizitojë publikisht një vend tjetër duke u takuar me përfaqësues shtetëror të vendeve të tjera, që nuk i takojnë sektorit të sigurisë. Poashtu është e pazakontë që një vizitë e tillë t’i zbulohet publikut. Vizita të tilla kanë qenë gjithmonë larg syrit të publikut. Zakonisht, drejtuesit e atyre shërbimeve të fuqishme takoheshin me shefin e shërbimit pritës. Kjo tregon se misioni i kreut të CIA-s Barnes është shumë më i gjerë se sa një bashkëpunim i thjeshtë i shërbimeve të sigurisë në përballjen me sfidat e sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet njerëzimi sot. Poashtu është interesant fakti se në të njëjtën kohë në Serbi në të njëjtën kohë kishte mbërritur edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge.

Analistë të shumtë e konsiderojnë vizitën e drejtorit të CIA-s në Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë si një përgjigje ndaj sfidave që sjell ndikimi i Rusisë në rajon dhe aspiratave secesioniste të politikanëve pro-rusë nga Republika Srpska dhe Serbia. Ka shumë të ngjarë që bisedat midis Viliam Barnes dhe bashkëpunëtorëve me kreun e Agjencisë të Sigurisë së Inteligjencës të BeH, Presidencën e BeH dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, të jenë të fokusuara në përshkallëzimin e tensionit të nxitur nga Milorad Dodik (dhe indirekt nga vetë Vuçiq).

“Jam i bindur se ky është një problem serioz, sepse drejtori i CIA-s rrallë shkon në misione të tilla publikisht. Unë supozoj se një nga arsyet është rritja e ndikimit malinj të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan” – ka thën për “Radion Evropa e Lirë” Srgjaa Pavloviq, historian dhe bashkëpunëtor i Institutit ‘Wirt’ në Universitetin Alberta nga Kanadaja. Pra, vizita e Barnes është një mesazh shumë i fortë për Repulika Srpska dhe Serbinë se SHBA nuk do të tolerojë veprimet e tyre në rajon. Probleme të tilla në Ballkan të krijuara nga Dodik dhe Vuçiq do të ishin me përfitim të madh për Kremlinin, pasi ato mund të shpërqendrojnë SHBA-në dhe Evropën nga lufta në Ukrainë.

Dihet se muaj më parë “Këshilli serb” organizoj një tubim gjithserb me emrin “Një komb, një këshill – Serbia dhe Serpska”. Aty u miratua “Deklarata për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe Ardhmërinë e Përbashkët të Popullit Serb”. Këshilli u mbajt në një kohë të retorikës së shtuar nga Beogradi për gjoja “rrezikimin e popullit serb” për shkak të miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Gjithashtu, të dy qeveritë miratuan një propozim për inicimin e një iniciative për ngritjen e monumenteve dhe qendrave përkujtimore kushtuar viktimave të Jasenovcit. Kurse në fakt qëllimi ishte shkëputja e RS nga Bosnja dhe Hercegovina.

Bëhet e ditur se SHBA-të kanë reaguar shumë ashpër ndaj saj. “Ndarja” e RS nga BeH nuk do të thotë pavarësi e Republikës Srpska, por fund i saj” – tha Ambasada e SHBA në BeH atë kohë, pra një ditë pasi Dodik njoftoj për një “ndarje paqësore”. ” me entitetin tjetër të BeH. Përkatësisht, më parë qeveria e Republikës Srpska njoftoi se në 30 ditët e ardhshme do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet subjektit tjetër të Bosnje-Hercegovinës, e cila do t’i referohet një “ndarjeje paqësore”. Madje u formua një grup pune për të hartuar një marrëveshje për “ndarrje paqësore” të RS me pjesën tjetër të BeH. Autoritetet në Republika Srpska miratuan një sërë ligjesh që synonin, siç thanë ata, “rivendosjen e juridiksionit” nga shteti i BeH tek njësia e RS, akte që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese e BeH ose Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në BeH. Por, pas takimit të ashpër me Barnes, Dodik u betua publikisht se nuk po kërkonte shkëputje! Ai tashmë e ka kuptuar se “miku” i tij Putin është i pafuqishëm dhe se shteti rus tashmë ka rënë nga liga e parë në të tretën. Ai madje pat puthur Kur’anin para Kadirovit duke e lutur për ndihmë!

Kreu i CIA-s shkoj edhe në Prishtinë dhe u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai paraprakisht ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani (e cila ofshani pas takimit) dhe me shefen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Petrita Ajeti. Asnjë nga palët nuk doli për të sqaruar këto takime. Dhe nga këtu Barnes dërgoi mesazhe të qart që të gjithë drejtuesit ta kuptonin se çka kërkonte prej tyre! Ekspertë të shumtë pajtohen se një vizitë e tillë e kreut të një shërbimi të huaj sigurie tek zyrtarët e vendeve të tjera nuk ka qenë praktikë deri më tani.

Serbia para revolucionit?

Tani është e sigurt se instalimet ruse këtu do të jenë në shënjestër. Regjimet me zemrat në Lindje kurse xhepat në Perëndim nuk do të tolerohen më. Jo rastësisht në Serbi protestat tani kanë arritur një masë kritike prej muajsh, si në masivitet ashtu edhe në vendosmëri. Konflikti ndërmjet autoriteteve dhe organizatave joqeveritare në Serbi nuk është i ri, por këto ditë ka arritur kulmin, sepse protestat kinse kundër nxjerrjes së litiumit janë intensifikuar jashtëzakonisht shumë. Përfaqësuesit e qeverisë kritikojnë OJQ-të për marrjen e parave nga jashtë, kurse ata përgjigjen se qeveria është marrësi më i madh i donacioneve perëndimore dhe luan vallen e Lindjes!

Këto ditë sektori joqeveritar në Serbi arriti të mbledhë më shumë se 100 mijë protestantë kundër gjoja – Projektit të litiumit “JADAR”. Kjo e ka frikësuar shumë qeverinë serbe. Organizimi dhe masiviteti i tyre tashmë ka destabilizuar edhe kabinetin qeveritar serb. Vetë kryeministri serb Vuçeviç pranoi se edhe brenda kabinetit të tij “ka tone disonante”.

Pak ditë më parë, ndihmësi i presidentit rus Putin, Nikolai Patrushev, vlerësoi se Perëndimi u përpoq të organizonte një “revolucion shumëngjyrësh” në Serbi, për të zëvendësuar qeverinë legjitime dhe në vend të tyre të sjell “politikanë besnikë ndaj SHBA-së”! “Ne e dimë se Perëndimi përdor shkaqe të ndryshme për të organizuar “revolucione me ngjyra” dhe përpiqet të zëvendësojë qeveritë legjitime me politikanë të trajnuar nga jashtë, të cilët janë të bindur ndaj Uashingtonit. Perëndimi po përpiqet ta bëjë këtë edhe në Serbi”, tha Patrushev.

Maqedonia drejt rrugës pa krye!

Maqedonia e Veriut po shkon drejt një kanioni të rrezikshëm, sepse disa njerëz vështirë e kuptojnë se dielli i saj duhet të lind në perëndim. Ata vështirë kuptojnë se ka qindra rrugë nga qëllimi, por vetëm një rrugë drejt qëllimit. Në vend që të korrigjohen gabimet e mëparshme, ato dyfishohen. Analizat inteligjente i lidhin veprimet e qeverisë aktuale me një orientim antiperëndimor që lidhet me kryeministri hungarez Viktor Orban. Në fund të fundit, drejtuesit tanë nuk e fshehin se janë të impresionuar nga Orban. Ai u dha atyre një kredi të paqartë me interes të ulët dhe tani pretendon një operator të tretë celular. Kjo nuk do të ishte keq nëse nuk do të ishte fjala për anatemën që Perëndimi tashmë i ka hedhur kryeministrit Orban. Prej vitesh ai ndërton një aks të rrezikshëm (pa)sigurie mes Moskës, Budapestit, Beogradit, Banja Lukës, Podgoricës (tani edhe Shkupit)! Mickoski e ka cilësuar Orbanin si “mikun” e tij! Pak kohë më parë, ambasadori amerikan në Hungari, David Pressman, dënoi ashpër retorikën e fortë “antiamerikane” të Orbanit dhe pas zgjedhjeve në SHBA, të cilat pritet të jenë në favor të demokratëve, ka të ngjarë që një fortune ta merr Orbanin, i cili tashmë është i izoluar edhe nga vetë BE-ja, anëtare e së cilës është (tani madje kryeson). Kohë më parë, kryeparlamentari hungarez pretendoi se lufta e Putinit në Ukrainë në fakt është “frymëzuar nga SHBA”! Orban, i cili nga njëra anë pretendon pa bazë se qeveria amerikane po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij, publikisht bën thirrje për humbjen politike të demokratëve në SHBA! Kjo është një ndërhyrje e madhe në punët e brendshme të SHBA-së dhe duket shumë si një luftë gladiatoriale e Orbanit në një arenë ku ai vetë luan rolin e një gladiatori! Përveç kësaj, marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Polonisë (dhe me shumë anëtarë të tjerë të BE-së) janë në nivelin e luftës së ftohtë. Në një situatë të tillë nuk është aspak mirë të hash gulash hungarez. Fatkeqësisht, Maqedonia tani është duke hipur në kalin e hutuar rrugës së gabuar! Dhe kur Orban do goditet në kokë, Maqedonisë do të dhemb dy herë më shumë!

Të ngjajshme

Të fundit