15.8 C
Skopje
E martë, 29 Shtator, 2026

Merr flakë një objekt në Saraj

Një objekt përballë qendrës tregtare në Saraj të Shkupit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme, përcjell KlanM.

Siç mëson KlanM, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin duke pamundësuar shpërndarjen e flakëve në objektet fqinje./KlanMacedonia