35.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

Meta: Rama po rihap lojërat e fatit për t’i kontrolluar vetë ai

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të rihapur lojërat e fatit. Në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike, Meta u shpreh se ajo që dikur konsiderohej si haram, tashmë po kthehet në hallall.

Sipas Metës, Rama po rihap bastet për t’i kontrolluar vetë duke ia dhënë klientëve të tij.

“Pas disa vitesh jemi dëshmitarë sesi harami po kthehet në hallall për të na treguar se pafytyrësia e rilindjes nuk ka kufij kur bëhet fjalë për lekë për të futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Ne e dimë shumë mirë se çfarë është thënë. Është thëne se marrëzisë i erdhi fundi, është thënë se qarkullonin mbi 700 milionë euro nga ky kryeministër që po i rihap, që sipas tij po financonin llumin dhe ishin veprimtari me burime kriminale me pronar me precedent kriminal, ndërsa tani po i hap vetëm për ti kontrolluar vetë duke ia dhënë klientëve të tij dhe duke përfituar nga një sektor ku përfitimet llogariten me qindra miliona euro në vit.

Ky është modeli i qeverisjes, modeli i zhvillimit ekonomik që nuk ka lidhje me modelin e qëndrueshëm që bazohet te puna, që bazohet tek prodhimi vendas, tek eksportet”, tha Meta.

Ilir Meta bëri thirrje për organizim të PL dhe opozitës për të pasur një agjendë politike efikase dhe aktive.

 

 

“Sigurisht që kjo situatë tepër kritike na fton si Parti e Lirisë dhe opozitë na fton për një organizim me efikas në kushtet e kapjes së shtetit, jo vetëm të kemi një agjentë politike aktive në parlament dhe pushtetin vendor, të rrisim kontaktet me grupet e interesit që po vuajnë pasojat e rëndë të kësaj qeverie të papërgjegjshme”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Të ngjajshme

Të fundit