16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mexhiti: 1,000 mjekë janë larguar nga RMV vetëm vitin e kaluar!

Deri në prill të këtij viti janë larguar 75 mjekë nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës, ndërsa vitin e kaluar ky numër ka qenë alarmant. Sipas ministrit Fatmir Mexhiti, një mijë mjekë nga Maqedonia janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit 2022, përcjell Klan Macedonia.

“Në 10 vitet e fundit janë diku tek 3000 mjekë që kanë shkuar në shtetet perëndimore dhe në shëndetësinë private. Viti i fundit, 2022 kanë shkuar 1000 mjekë. Deri në prill të këtij viti 75 mjekë”, tha mes tjerash Mexhiti në Klan Debat.

SIpas tij, mjekët nuk ikin vetëm shkaku i pagave, por edhe nga mungesa e sigurisë në shtet./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit