Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka qenë i ftuar në Podcastin Koha ku ndër të tjera i është bërë pyetja se çfarë ka me kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, shkruan POPULLI.mk
MEXHITI:
“Në aspekt njerëzor nuk kam asgjë me Ali Ahmetin. Në aspektin politik, Ahmeti është simbol i luftës, ka qenë komandant i UÇK-së dhe për atë arsye duhet edhe kur ai nuk e ruan veten, ne ta ruajmë. Për hirë të historisë, sepse është histori e lavdishme e UÇK-së, 2001-shës. Në politikë është me rëndësi ta dish momentin kur duhesh të tërhiqesh, se për të hyrë – hyjmë krejt, por momentin kur tërhiqesh. Por e kam bindjen që po të ishte tërheq në vitin 2016 kur e deklaroi nëse hymë në NATO do të tërhiqem prej politikës, me një fjali që e bëra luftën, e bëra ndryshimin, u fut Maqedonia në NATO, u krijua stabiliteti e kjo, ua lë gjeneratës së re të merren me çështjet e integrimit, do të ishte një standard në politikë. Po ai është histori e shqiptarëve të Maqedonisë edhe vetë kur nuk ruhet, duhet ta ruajmë.” / © POPULLI.mk