11.8 C
Skopje
E diel, 27 Prill, 2025

Mexhiti: Ali Ahmeti nuk doli nga Qeveria as për “Monstrën” e as për “Lagjen e Trimave”

I pyetur lidhur me kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që VLEN ta braktis qeverinë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se kjo është një ëndërr e tyre për tu bë pjesë e qeverisë dhe jo për kauzë kombëtare.

“Ali Ahmeti nuk ka dalë nga qeveria as kur ka ndodh Monstra as Lagjeja e Trimave, as kur ska lëviz çështja shqiptare, ato mund vetëm të kenë dëshirë për tu bërë pjesë qeverisë dhe jo për ndonjë kauzë. Në kohën e tyre kishte Moratorium të çështjes së shqiptarëve”, ka thënë Mexhiti në emisionin ZOOM të servisit publik MTV.

Të ngjajshme

Të fundit