Duke i parë lëvizjet e fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, daljet nga partitë politike dhe krijimi i subjekteve të reja i pari i cili nisi hapin për t’u larguar ishte Izet Mexhiti nga BDI.
Analistët politik këtë iniciativë e komentuan si një humbje e madhe e BDI-së duke e ditur edhe kapacitetin e Izet Mexhitit dhe sukseset që i ka arritur BDI në Shkup e rrethinë.
Më pas erdhi edhe reagimi nga Lëvizja Besa ku partinë e lëshuan Arjanit Hoxha, Bastri Bajrami e Valon Bela.
Lëvizje kishte edhe te Alternativa ku disa aktivistë të disa degëve lëshuan partinë duke shprehur revoltë ndaj disa funksionerëve të partisë.
Përçarje thuhet të ketë edhe te Aleanca për Shqiptarët. Zëra brenda ASH-së thonë se kryetari i partisë, Arben Taravari nuk i ka raportet e mira me sekretarin e përgjithshëm, z. Lloga e gjithashtu edhe me Ziadin Selën i cili momentalisht ndodhet në Amerikë.
