13.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Mexhiti: Çairi po bëhet me Qendër Rinore dhe Leximore

Deputeti i zonës, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu kanë takuar përfaqësues të Unionit Studentor ku kanë bërë të ditur ndërtimin e Qendrës Rinore dhe Leximores, informon POPULLİ.mk

Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik.

Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë lajm, që është tejet i mirë se ardhur duke patur parasysh edhe kërkesën e kahmotshme të tyre dhe të shumë të rinjve të tjerë, për të pasur Leximore dhe Qendër rinore enkas për rininë, ka shkruar Mexhiti. 

Të ngjajshme

Të fundit