35.6 C
Skopje
E mërkurë, 29 Korrik, 2026

Mexhiti e paralajmëroi, në Tetor pritet të nis realizimi i rrugës së Çairçanes

Në tetor pritet të nisin punimet për rrugën e Çairçanes apo ndryshe e njohur si “Jahja Pasha”, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shkup. Ky projekt ishte paralajmëruar muaj më parë edhe nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili e kishte cilësuar si një ndër prioritetet kryesore për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, shkruan POPULLI.mk

Sipas planifikimeve, realizimi i projektit pritet të zgjasë rreth tre vjet, duke pasur parasysh kompleksitetin e punimeve dhe rëndësinë strategjike të kësaj arterie rrugore. Rruga e Çairçanes konsiderohet një nga projektet më të ndërlikuara në kryeqytet për shkak të konfigurimit urban dhe sfidave teknike.

Përfundimi i këtij projekti pritet të zgjidhë një problem të kahmotshëm të qarkullimit në këtë pjesë të Shkupit, duke lehtësuar trafikun, ulur ngarkesën në rrugët përreth dhe përmirësuar lidhjen mes lagjeve të qytetit. / © POPULLI.mk