9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Mexhiti: Është koha e fundit që gjuha shqipe të jetë zyrtare!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës – VLEN, Izet Mexhiti ka dalë me premtim të ri për gjuhën shqipe, duke thënë se “është koha e fundit që ajo të jetë zyrtare”.

Ka konfirmuar se bisedohet për stemën, për himnin dhe për heqjen e 20% që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, duke vlerësuar se “shqiptarët nuk janë numra”

“Bisedojmë për stemën, bisedojmë për himnin, por bisedojmë për gjuhën shqipe…. Është koha e fundit! Shqiptarët nuk janë numra. Nuk janë 20%, por janë “gjuhë shqipe” dhe gjuhë zyrtare”, tha Mexhiti duke shtuar se bashkë me pjesëtarët e VLEN-it do “t’i mbarojnë punët e lëna përgjysmë nga BDI”.

Përmendi edhe Ligjin për UÇK-në, kontratat e papërfunduara të administratorëve shqiptarë, arsimin dhe parandalimin e ikjes së të rinjve.

 

 

Burimi/TV21

Të ngjajshme

Të fundit