Zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një reagimi në ‘Facebook’ ka thënë se hapësira shqiptare nuk duhet të njolloset për t’i mbrojtur të korruptuarit dhe “non gratat”, informon POPULLI.mk
MEXHITI:
Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non – gratat!
Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Hapësira shqiptare është hapësira që na bën krenarë e dinjitozë, dhe meriton të ngelet e tillë.
Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
© POPULLI.mk