Fraksioni i BDI-se i njohur si “Grupi i Zjarrit” sot ka mbajtur një konferencë për media në të cilën janë shpalosur dallimet e tyre me bazën partiake.
Izet Mexhiti nga ky grup dhe njëherë theksoi se organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas statutit të kësaj partie. Sipas tij zgjedhjet partiake brenda BDI-së janë jo-legjitime dhe jo-statutare.
Mexhiti madje akuzoi se politik-bërja dhe vendimet politike në BDI bëhen ekskluzivisht nga ministrat e këtij subjekti dhe se në raportin e tyre nuk përmendet askund UÇK-ja. Më tej, ai tha se eshte koha që të hartohet një ligj për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare për të rregulluar përfundimisht statusin juridik të ish-pjesëtarëve të kësaj ushtrie.