11.8 C
Skopje
E diel, 27 Prill, 2025

Mexhiti: Mbyllim kazino dhe sjellim investime në çdo vendbanim

Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin për investimet që do të bëhen, mbylljen e kazinove dhe përfitimet që do t’i kenë komunat shqiptare, informon POPULLI.mk

MEXHITI:

“Mirëmengjesi të dashur qytetarë,
Ky është përcaktimi ynë: Investime në zhvillim e modernizim për një jetë më të mirë për të gjithë!
Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim.
Qeveria do t’i vë të gjitha resurset e nevojshme që ka në dispozicion që të gjitha komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet. Bashkërisht do ia dalim, gjithmonë për të mirën e qytetarëve!
Kështu pra, do të mbyllim kazino dhe do të sjellim investime në çdo vendbanim!
Propagandës së parave të pista të kazinove i përgjigjemi me projekte konkrete për nevojat reale tuaja.
Zhvillimi ia VLEN!”

Të ngjajshme

Të fundit