Sot, në cilësinë e zëvendëskryeministërit të parë, bashkë me Bilall Kasamin, kryetar i Komunës së Tetovës, Zeqirija Ibrahimin, kryetar i Alternativës, dhe Halil Snopçen, koordinator i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, takuam ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit njoftuam ministrin Fidan për zhvillimet politike të fundit në vend. Në këtë takim, diskutuam edhe për marrëdhëniet e ngushta që koalicioni VLEN ka me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar angazhimin e tonë për të mbrojtur interesat e këtij komuniteti, pavarësisht pozicionimit politik të partive turke.
Ministri Fidan na përgëzoi dhe uroi për angazhimin tonë në qeveri dhe për kontributin që japim për demokracinë dhe stabilitetin politik në vend.
