Nismëtari i Lëvizjes më të re politike në RMV, Izet Mexhiti sonte ka qenë i pranishëm në Çellopek për t’u takuar me bashkëveprimtarët dhe përkrahësit e kauzës, informon POPULLI.
Lexoni statusin e plotë:
Sonte jemi në Çellopek të Komunës së Bërvenicës për të bashkëbiseduar me bashkëveprimtarë dhe përkrahës të kauzës tonë të sinqertë për zhvillimet politike në vend dhe fuqizimin e frontit opozitar.
Lëvizja e re politike është nevojë e kohës e cila në çdo vendbanim ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët po gjen përkrahje të fuqishme!
Faleminderit për mikpritjen, Zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë!
