13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Mexhiti në GaziBabë: U jam shumë mirënjohës për mikpritjen

Mexhiti në GaziBabë: U jam shumë mirënjohës për mikpritjen

0
60

Izet Mexhiti, sonte ishte mysafir në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, në lagjen Gazi Babë të Shkupit, informon POPULLI.mk 

Në një ambient që pasqyron vlerat tradicionale të familjes dhe komunitetit, Mexhiti u prit nga banorë të ndershëm dhe të përkushtuar të kësaj lagjeje. Ai theksoi se biseda me ta ishte e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë, duke dëgjuar nga afër sfidat me të cilat përballen, nevojat që kanë dhe pritshmëritë që ushqejnë ndaj politikës.

“Pritja ishte shumë miqësore, një shprehje e qartë besimi dhe mbështetjeje. Për këtë, Gazi Babës i jam shumë mirënjohës”, deklaroi Mexhiti pas takimit.

Ky takim është pjesë e vizitave të vazhdueshme në terren që Mexhiti dhe ekipi i tij po zhvillojnë për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të ndërtuar politika të bazuara në nevojat reale të komuniteteve. / © POPULLI.mk