9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Mexhiti në “Interparliamentary Security Forum”: Mbështetja e SHBA-ve për Ballkanin mbetet kyçe

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, nënkryetarin e Kuvendit Antonio Milloshoski dhe kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, informon POPULLI.mk

Ky forum u organizua nga kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Robert Aderholt dhe kishte në fokus çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.

Gjatë fjalimit të tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ai vuri në dukje se forcimi i institucioneve të sigurisë dhe rritja e angazhimit të vendeve të rajonit në NATO janë prioritete të rëndësishme.

Forumi mblodhi liderë të rëndësishëm, mes të cilëve edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

Mexhiti ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, duke u shprehur se vendi do të vijojë të jetë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit