25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Mexhiti nga Gazi Baba: Fituesi tashmë dihet, entuziazmi qytetar garanci për fitoren

Kandidati i VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, deklaroi mbrëmë se entuziazmi i qytetarëve është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës. Nga hapja madhështore e shtabit zgjedhor në nën-degën Teli të Gazi Babës, ai theksoi se përkrahja e qytetarëve po e bën gjithnjë e më të sigurt fitoren në zgjedhjet e ardhshme, informon POPULLI.mk

“Fituesi tashmë dihet! Entuziazmi qytetar është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës së Çairit. Sonte, pamë besimin dhe shpresën e secilit qytetar që bashkohet me kauzën tonë”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se energjia dhe vullneti i pathyeshëm i njerëzve janë garancia se më ditën e zgjedhjeve do të vuloset një fitore e madhe.

“Nga Teli po dërgojmë një mesazh të fuqishëm: qytetarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për të hapur kapitullin e ri të qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme e të ndershme. Jemi një ZË!”, u shpreh Mexhiti. / © POPULLI.mk