Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut e pozicionuan Albin Kurtit pro partisë Lëvizja Demokratike, ndërsa kryeministrin Edi Rama si edhe në të shkuarën në krah të Ali Ahmetit.
Këto pozicionime natyrshëm shkaktuan një ftohje të marrëdhënieve Tiranë-Shkup. Por pritja në Tiranë nga të gjithë zyrtarët e larë të shtetit shqiptar për Izet Mexhitin, zv/kryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut, njëherazi kryetar i partisë Lëvizja Demokratike, shihen si një tejkalim i situatës së krijuar.
“Nga thellimi i bashkëpunimit me qeverinë shqiptare fitojnë shqiptarët dhe ky është interesi primar i jonë. Të tjerat, ndarjet ideologjike të fushatave zgjedhore, dallimet tona shumë të vogla për bashkëpunimin kombëtar…..”
Mexhiti në këtë intervistë për Top Channel ndalet edhe në realitetin e ri politik në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve.
“Aliu pas 22 viteve pretendoi të futet në superligë me një koalicion multi etnik dhe e humbi garën si koalicion kulti etnik dhe në kampin politik shqiptar”.
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedoninë e Veriut vlerëson propozimin më të fundit të Igli Hasanit ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë.
“E përgëzoj ministrin për departamentin që do të merret me shqiptarët në rajon”.
Burimi / Top Channel
