17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Mexhiti për RTSH: Po përpiqemi t’i korrigjojmë dështimet e qeverive të kaluara

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për ligjin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ky ligj, i miratuar nga qeveria e kaluar, është i paplotë, dhe se ka qenë vetë qeveria e shkuar që e ka çuar këtë ligj për mendim në Komisionin e Venecias.

Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti u shpreh se Komisioni i Venecias ka nënvizuar se dy nga nenet kyçe të ligjit, të cilat lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Kjo sipas tij ka sjellë dhe debatin në Gjykatën Kushtetuese lidhur me debatet për gjuhën, ku sqaron se nuk ka të bëjë me Ligjin e Gjuhës, por vetëm me këto dy nene që duhet gjetur një zgjidhje sa më e mirë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, ky ligj është miratuar në mënyrë gjysmake dhe nuk ka arritur të garantojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përkundër faktit që shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit.

“Temat që janë hapur janë dështimet që ka lënë qeverisja e kaluar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur kur ka qenë BDI në qeveri dhe ka ngritur problem për përfaqësimin adekuat të përfaqësimit jo shumicë në Maqedoni. Ne do sjellim ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve dhe jo mekanizëm. Ligji i Gjuhës është sjellë në mënyrë gjysmake, ky ligj nuk është as i përafërt me ligjin për gjuhën serbe zyrtare në Kosovë që janë vetëm 2-3 % e popullsisë, kurse shqiptarët në Maqedoni janë 24-30 %. Ligji i qeverisë së kaluar është dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe ka parë që dy nene nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën qe janë përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë. Gjykata Kushtetuese diskuton për këto dy nene jo për Ligjin e Gjuhës, ato mund të sjellin rishqyrtim të këtyre dy neneve. Ne po bëjmë përpjeke që të mos ndikohen nga politika dhe të bëjnë punë e ta shohin përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën”, u shpreh Mexhiti.

Të ngjajshme

Të fundit