12.8 C
Skopje
E premte, 17 Tetor, 2025

Mexhiti prezanton vizionin për një Çair modern në përmbyllje të fushatës

Sot, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, paraqiti para qytetarëve një përmbledhje të plotë të ofertës së tij programore. Në një fjalim të detajuar dhe gjithëpërfshirës, Mexhiti prezantoi projektet strategjike për transformimin e Çairit në një komunë moderne dhe të zhvilluar, me theks në infrastrukturën urbane, arsimin cilësor, mbrojtjen e mjedisit, përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik. Ai theksoi se ndryshimi në Çair tashmë ka nisur dhe se ky vizion i ri do të ndërtohet mbi vepra konkrete, mbështetje institucionale dhe partneritet të ndershëm me qytetarin.

“Çairi është komuna me dendësinë më të madhe në Evropë dhenuk mund t’ia dalë me buxhet vetanak. Patjetër i duhet mbështetje nga Qyteti i Shkupit dhe nga Qeveria. Me ardhjentonë në qeveri kemi nisur një epokë të re investimesh. Kemi kthyer dinjitetin e Çairit dhe po e shndërrojmë atë në njëkomunë moderne, funksionale dhe të zhvilluar, me investimemadhore në infrastrukturë dhe në çdo sektor tjetër. Sot, në ditën e fundit të fushatës, dua të ndaj me ju shtyllatkryesore të programit që do ta zhvillojë Çairin, me projekte qëtashmë kanë nisur dhe të tjera që do të fillojnë shumë shpejt, përta çuar komunën tonë në një nivel të ri transformimi”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se Çairi po ndërtohet me standarde të reja urbane.

“Po realizojmë rrugë të reja, ndriçim modern, kanalizime të reja dhe trotuare të sigurta në çdo lagje, nga Serova, Gazi Baba, Fushë Tophana e Dizhoni, deri te qendra e qytetit. Në qendër të këtij transformimi qëndron projekti madhor i Unazës rreth Malit të Gazi Babës, një arterie e re qarkullimi qëdo të lidhë drejtpërdrejt lagjet e Gazi Babës me pjesët e tjera tëqytetit. Ky projekt do të ulë ngarkesën në Bulevardin “Cvetan Dimov”, do të lehtësojë komunikacionin për mijëra qytetarë dhedo të rrisë efikasitetin e lëvizjes urbane”, tha ndër të tjera Mexhiti.

Të ngjajshme

Të fundit