9.8 C
Skopje
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Mexhiti takohet me kongresmenin amerikan Robert Aderholt, partneriteti me SHBA, shtyllë e pazëvendësueshme për RMV

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt, informon POPULLI.mk

Mexhiti e ka cilësuar këtë takim si një nder të veçantë, ku në një atmosferë miqësore janë diskutuar tema të rëndësishme që prekin të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në.

“U pajtuam që forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë kryeprioritet i përbashkët,” deklaroi Mexhiti pas takimit.

Ai theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se vendi mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon.

“Duke qenë aleati ynë kryesor, partneriteti me SHBA-në është edhe strategjik, edhe vleror. Në një botë të trazuar, përkrahja e Amerikës është shtyllë e pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut,” shtoi Mexhiti.

Në përfundim të takimit, zëvendëskryeministri falënderoi kongresmenin Aderholt për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen dypartiake që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar për Maqedoninë e Veriut ndër vite.

Të ngjajshme

Të fundit