Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilluan sot një vizitë derë më derë në disa lagje të qytetit të Tetovës, informon POPULLI.mk
Gjatë takimeve me qytetarët, Mexhiti theksoi se pritja e ngrohtë dhe mbështetja e banorëve janë dëshmi e besimit që ata kanë në vizionin e Kasamit për një Tetovë që ecën përpara me punë, zhvillim dhe ndershmëri.
“Kudo ku shkuam, dëgjuam zërin e qytetarëve që duan qeverisje të vërtetë, dhe këtë qeverisje bashkë me Bilall Kasamin do ta sjellim me përkushtim dhe me vepra,” deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se Tetova tashmë ka zgjedhur drejtimin e duhur dhe se në raundin e dytë të zgjedhjeve, VLEN dhe Bilall Kasami janë garancia për një qeverisje që punon për qytetarin. © POPULLI.mk




