25.4 C
Skopje
E shtunë, 8 Gusht, 2026

Mexhiti: Unë pranova debatin, Bujari u frikësua!

Kandidati i VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën për debat në TV21, por se përballja e paralajmëruar nuk do të ndodhë, pasi Bujar Osmani ka refuzuar pjesëmarrjen, informon POPULLI.mk

Përmes një reagimi publik, Mexhiti tha se megjithatë sonte, nga ora 21:00, do të jetë i pranishëm në një intervistë ekskluzive në këtë televizion, duke lënë të hapur ftesën për debat ndaj Osmanit.

“E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo”, shkroi Mexhiti.

Ai shtoi se demokracia nënkupton përballje të hapur dhe transparencë para qytetarëve, jo shmangie nga debatet publike.

“Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur. Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë”, theksoi Mexhiti.

Sipas tij, përballja e ideve dhe vizioneve është thelbësore për kulturën demokratike dhe për respektin ndaj qytetarëve që presin përgjegjësi dhe transparencë nga udhëheqësit e tyre. / © POPULLI.mk