14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Mexhiti: Urime i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Kosovë, informon POPULLI.mk

“Fitore me zemër cep më cep Kosovës! Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore,” ka shkruar Mexhiti.

Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për vetëdijen e lartë të treguar gjatë procesit zgjedhor, si dhe institucionet për organizimin e zgjedhjeve demokratike në një atmosferë festive në mbarë vendin. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit