Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka njoftuar opinionin për nënshkrimin e sotëm ndërmjet VLEN-it dhe NDI për Memorandumin e bashkëpunimit “Fito me Integritet”, informon POPULLI.mk
MEXHITI:
Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.
Ky memorandum pasqyron përkushtimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes nismës “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:
• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve mbi bazën e meritokracisë;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.
Ky hap përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme, më transparente dhe më të përgjegjshme, në shërbim të qytetarëve.




