Sonte mbajtëm një mbledhje të gjerë me anëtarët e Këshillit Themelues të Levizjës Demokratike, drejtuesit e forumeve rinore dhe të grave, deputetët, si dhe përfaqësuesit tanë në nivel lokal e qendror.
Kjo ishte një mbledhje pune, përgjegjësie dhe vizioni. Diskutuam hapur për riorganizimin e partisë, për forcimin e strukturave në terren, për disiplinën organizative dhe për qartësinë politike që kërkon koha. Levizja Demokratike po hyn në një fazë të re transformimi, me struktura më të forta, me komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe me një qëllim të qartë: fitoren politike dhe ndryshimin e vërtetë.
Para gjithë partisë shpalosëm në mënyrë transparente të gjitha diskutimet që janë zhvilluar rreth bashkëpunimit brenda koalicionit VLEN. Folëm për vizionin e përbashkët, për sfidat, për përgjegjësitë dhe për hapat konkretë drejt forcimit të VLEN si front i bashkuar politik. Çdo dilemë u trajtua hapur. Çdo pyetje mori përgjigje. Çdo strukturë mori orientim të qartë.
Transformimi i LD-së dhe i të gjitha partive tjera në VLEN është proces serioz dhe strategjik. Po ndërtojmë një organizim modern, me standarde të reja politike, me energji të re dhe me një frymë bashkimi që i jep peshë secilit aktivist dhe secilës degë.
VLEN është e ardhmja e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. VLEN është alternativa që garanton dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të denjë. VLEN është forca që po bashkon energjitë më të mira për ta kthyer besimin e qytetarëve në veprim konkret.
Ne jemi të vendosur. Të organizuar. Të qartë në qëllimet tona.
