13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Mexhiti: Williams nuk ka qenë përpilues i MO, por këshilltar i Arbën...

Mexhiti: Williams nuk ka qenë përpilues i MO, por këshilltar i Arbën Xhaferit!

0
132

Zëvendëskryeministri i parë i RMV, Izet Mexhiti sot ka dhënë intervistë për Gazetën LAJM rreth shënimit të Marrëveshjes së Ohrit ku ka thënë se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Mickoski gjë që BDI në 11 vjet qeverisje me Gruevskin nuk ka mundur as për koktej rasti ta ftojë atë në këtë shënim, shkruan POPULLI.mk

“Mickoski do të merr pjesë në mbledhjen solemne të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu hesht BDI sepse në 11 vite qeverisje bashkë me Gruevskin nuk arritën ta sjellin as për një koktej rasti”, ka thënë Mexhiti.

Gjithashtu Mexhiti foli edhe për temën që u bë bujë mediatike me faktin se Paul Williams me kërkesë të BDI do ta bëjë Drafin e legjitimitetit.

“BDI dalin edhe qesharakë, siq ishte rasti i Paul Williams. Ai ka qenë këshilltar i Arbën Xhaferit por jo përpilues i Marrëveshjes së Ohrit. Të thirresh në Marrëveshjen e Ohrit, ta bësh Marrëveshjen e Ohrit dhe mos ta dish cili është përpiluesi, kjo flet shumë”, është shprehur Mexhiti.