Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti sonte ka qenë mysafir në emisionin “Klan Debat” ku është biseduar për disa tema si; Fronti Opozitar, Qeveria aktuale, Rruga drejt BE-së, partitë e reja politike, shqiptarët etj… informon POPULLI.mk.
Në pyetjen se a do të ftohet Lëvizja Populli në ‘Frontin opozitar’ Mexhiti tha se me deputetin Skender Rexhepi janë në një lagje të Seravës dhe se asnjëherë nuk kanë qenë armiq.
MEXHITI: “Me Skender Rexhepin asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi por në shumicën e rasteve kemi qenë kundërshtarë politik. Jemi në një lagje dhe gjithmonë kemi pasur respekt reciprok edhe pse shumë herë rrugët politike i kemi pasur të ndara. Unë i bëj ftesë z.Rexhepi që t’i bashkohet ‘frontit opozitar’ dhe se dera e opozitës nuk mbyllet”.
© POPULLI.mk