Kryeministri Hristijan Mickoski duke replikuar me shefin e grupit parlamentar të “Frontin Evropan”, Blerim Bexheti, ka thënë se anëtarë të lartë të partisë së tij, BDI, i kanë dërguar porosi sms, duke i kërkuar që të bëhen pjesë e Qeverisë me gjysmën e pushtetit që ka marrë koalicioni VLEN.
“z.Blerim Bexheti unë mund të ju tregoj porosi sms nga anëtarë të lartë ta partisë tuaj politike si më dërgoni porosi se atë që VLEN-I, partner ynë i koalicionit e ka në qeveri, gjysma është e mjaftueshme për BDI-në vetëm për të hyrë në qeveri. Mund të ju tregoj edhe sms porosi të tilla nëse dëshironi”, ka Mickoski.