20.4 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Mickoski “dhezet” para zgjedhjeve / S’ka komuna shqiptare në RMV!

Nuk ka në Maqedoni komuna shqiptare, në Maqedoni ka komuna maqedonase. Ndoshta ka komuna me shumicë sebe, shqiptare, turke, rome, maqedonase, por ju lutem të mos futemi në atë kurth, në Maqedoni nuk ekzistojnë komuna shqiptare. Kështu tha sonte në emisionin “Samo Intervju – Vetëm Intervistë” në Tv Kanal 5, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell FLAKA.

“Pasi janë komuna maqedonase pasi ne u japim rroga, qytetarët e Maqedonisë kurse Maqedoninë si shtet e determinojnë tre simbole e ato janë: Flamuri, Himni dhe Stema. Prandaj, nuk shoh asgjë kontestuese nëpër shkolla të intonohet himni maqedonas. Paramendoeni sipas kësaj analogjie në ndonjë lagje të vogël në Berlin ku ka popullsi dominante turke dhe në ndonjë shkollë të intonohet himni turk ose në mëngjes të ngritet flamuri turk. Si do të reagonin ato apo kjo të ndodhte në Francë ose dikue tjetër?”, tha Mickoski kur u pyet se si i komenton deklarata që në disa komuna me shumicë shqiptare nëpër shkolla të intonohet himni shqiptar.

Në himnin e Maqedonisë përmendet vetëm populli maqedonas, i tha gazetari, për çka Mickoski shtoi se kjo nuk ka rëndësi sipas tij.

Mos ndoshta duhet me zor ti çoni ta respektojnë himnin, pyeti me tej gazetari!

“Derisa jetojmë nën të njejtën ombrellë, derisa jetojmë në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe ky është shtet ynë i përbashkët, atëher patjetër ti respektojmë shtyllat kryesore nga të cilat ekziston shtetësia e Maqedonisë e ato përsëris janë: Flamuri, Himni dhe Stema. A e dëshirojnë ata këtë ose jo, a kanë problem me ndjenjat personale ose jo, është problemi i tyre. Ja unë le të themi njoh shumë turq që e këndojnë me krenari himnin maqedonas, njoh edhe serb që e këndojnë, njoh edhe shqiptar që e këndojnë himnin maqedonas. Këshilla ime deri te politikanët shqiptar, sidomos deri te këta të opozitës mos futen në kurthin që duan t’ua imponojnë e ajo është etno-nacionalizëm dhe shovenizëm”, tha Mickoski.

Në këto tema më dominat është Ali Ahmeti dhe prandaj ata sipas meje duhet të futen në mesazhet pse të rinjtë shqiptar ikin nga Maqedoni, pse kemi krim dhe korrupsion të lartë, shtoi më tej Mickoski.

“Pengesë për koalicionim nuk ekziston e asnjë lloji, por këta janë shtyllat kryesore ku mbahet një shtet dhe ne të gjithë e kemi pastruar se ky është atdheu ynë. Ata që nuk e kanë pastruar këtë dhe derisa marrin rroga nga Buxheti që e mbush unë, qytetarët në Maqedoni e mbushin, ata duhet ti respektojnë këto shënime. Nëse nuk ju pëlqen lirisht le ta lëshojnë dhe le të shkojnë atje ku më së shumti u pëlqen dhe ti respektojnë simbolet atij shteti që u pëlqen më shumë se Maqedonia”, porositi Mickoski politikanët shqiptar.

Nuk jam dhe as nuk mendoj se duhet të jetë temë himni i ri i shtetit, tha Mickoski.

Mickoski tha se është edhe kundër qeverisë teknike ku BDI do të duhet të propozojë kryemnistër e i cili duhet të jetë shqiptar. FLAKA

Të ngjajshme

Të fundit