-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mickoski: LSDM dhe BDI kanë mbrojtur njerëz të korruptuar

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski tha se mesazhet që dërgohen nga LSDM dhe BDI nuk janë mesazhe që shkojnë në drejtim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Mickoski tha se BDI dhe LSDM kanë mbrojtur njerëz të korruptuar.

“Mesazhet që i çojnë në opinion lidhur me arratisjen e Grubit, nuk janë mesazhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ne për këtë kemi alarmuar shumë herë në të kaluarën. Ky koalicion që funksiononte ishte mbojtësi më i madh jo vetëm i kriminelëve politik, por edhe të kriminelëve të vërtetë”, tha Mickoski.

Mickoski potencoi se Byroja për Siguri Publike dhe SPB – Shkup janë duke vepruar për të shkatëruar një grup kriminal në rajonin e qytetit të Shkupit, që sipas tij, me vite ishin të paprekshëm për këto institucione.

“Jemi dëshmitarë të një aksioni të madh të MPB-së, të Byrosë për Siguri Publike dhe Policisë së Shkupit. Por, atë që e bënë këto institucione paraqet diçka shumë të rëndësishme, për shkak se vetëm para dy ditëve u gjetën rreth 200 gram eksploziv që mjaftojnë të çojnë në ajër ndërtesa të mëdha sikurse Qeveria, Parlamenti”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri Mickoski tha se lufta për shkatërimin e strukturave kriminale dhe korrupsionit do të vazhdojë dhe më tutje.

Të ngjajshme

Të fundit