“Ka sinjale, shumë nga partitë që tani janë në pushtet, që kanë qenë në pushtet po japin sinjale për t’iu bashkuar VMRO-DPMNE-së. Kemi bërë një komision, kjo është procedura dhe në periudhën që vijon ai komision do të ketë takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë vizitës së tij në Komunën e Vevçanit.
Ai ka theksuar se pret që ato parti ta pranojnë programin dhe platformën e VMRO-DPMNE-së.
“Ne presim që ata ta pranojnë programin dhe platformën e ofruar nga VMRO-DPMNE dhe në bazë të një platforme dhe programi të tillë ta kthejnë Maqedoninë në vendin që kemi dashur ta shohim në fillim të viteve të 90-ta. Qoftë fitimtare Maqedonia dhe jo kjo lloj Maqedoni e plaçkitur, e poshtëruar dhe e braktisur”, ka përfunduar Mickoski.
