21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mijallkovi nga 6 lëndë, në 4 shpëtoi, një pritet të vjetërsohet

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov ka arritur thuajse që të mbyll në favor të tij të gjitha lëndët gjyqësore, që vite më parë ishin ngritur me pompozitet nga Prokuroria Speciale, e cila u shua dhe kryeprokorurja e saj është në burg.

Shtatë vite më parë ndaj Mijallkovit ishin ngritur 6 procese gjyqësore për 6 raste të veçanta, por sot ai ka arritur të mbyll 4 prej tyre, thuajse në favor duke u dënuar me kusht dhe duke mbajtur një burg gjysmë të lirë pak vite në burgun e Strugës, vetëm për rastin “Perandoria”, shkruan portali Fokus.

Në proces janë edhe dy lëndë të ngritura ndaj tij “Target Fortesa”, që ka gjasa po ashtu të vjetërsohet. E vetmja lëndë që nuk pritet të vjetërsohet është “Thesari”. Gjatë kësaj jave ai i shpëtoi rastit “Titanik2”, që skadoi si lëndë, dhe që Mijallkov akuzohej për ndikim të paligjshëm në proces zgjedhor. Për rastin “Trojet në Vodno”, Mijallkov u dënua me kusht me 1 vit e 3 muaj, nëse gjatë katër viteve nuk kryen ndonjë vepër penale. Në rastin “Tortura” u shpall i pafajshëm, ku akuzohej për rastin e dhunës dhe torturimit ndaj ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski në vitin 2011, përcjell INA.

Rasti “Target-Fortesa” pritet të vjetërsohet po ashtu dhe ka të bëjë me përgjimet masive. Ky rast është rikthyer për gjykim dhe se mund të skadoj në fillim të 2025, për shkak të zvarritjeve të procedurave, shkruan Fokus. Rasti “Perandoria” –Mijallkov u dënua me 3 vite burg dhe po vuan dënimin në burgun e Strugës, por është detyruar ti paguaj shtetit 6 milionë euro “cash” dhe 30 milionë euro vlerë patundshmëri. Rasti i fundit është “Thesari”, për furnizim me pajisjen për përgjim, për të cilin rast është dënuar me 8 vite burg, por gjykata e shkallës së dytë e Apelit, ka rikthyer për rigjykim edhe këtë rast.

Të ngjajshme

Të fundit