11.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Mijëra website e platforma nuk funksionojnë, goditet kompania “Cloudflare”

Goditet kompania gjigante e sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, mijëra website e platforma nuk funksionojnë.
Një ndërprerje e përmasave globale ka goditur sot shërbimet e Cloudflare, kompaninë gjigante të sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, duke shkaktuar probleme serioze në platforma si X (ish-Twitter), OpenAI, Canva, PayPal, Uber si dhe në një sërë lojërash online.
Edhe faqja zyrtare e statusit të Cloudflare pësoi dështime, duke humbur dizajnin e saj bazë dhe duke lënë të kuptohet se problemi ishte i thellë dhe prekte sistemet qendrore të kompanisë.
Cloudflare është një nga shtyllat kryesore të internetit modern, duke ofruar DNS, firewall, mbrojtje nga sulmet DDoS, CDN dhe sisteme sigurie për miliona faqe në mbarë botën.

Të ngjajshme

Të fundit