Milan e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, duke grumbulluar 23 pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e tretë me 3 pikë më pak se Napoli.
Në Champions, Rosonerët kanë vuajtur më tepër duke u mposhtur nga Chelsea dhe duke barazuar me Salzburgun.
Pika më e dobët e skuadrës konsiderohet krahu i djathtë i sulmit dhe pas lëndimit të Saelemakers, Rosonerët kanë nisur menjëherë kërkimin e një sulmuesi.
Mediat italiane, shkruajnë se agjenti i Hakim Ziyech ka zbarkuar sot në Milano dhe ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Milanit.
Sulmuesi maroken ka arritur marrëveshje personale me Rosonerët dhe tani ka mbetur që të arrihet marrëveshja mes klubeve.
Milan dhe Chelsea kanë marrëdhënie të mira dhe në janar Ziyech pritet ti bashkohet Rosonerëve në formë huazimi me opsion blerjeje në fund të sezonit.