5.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen si kryeministër i Serbisë pas protestave studentore

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen këtë të martë pas protestave të organizuar nga studentët.

Lajmin e dorëheqjes e dha në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Kur mora mandatin për të formuar qeverinë në fund të prillit të vitit të kaluar, sigurisht që kisha një ndjenjë të fortë krenarie, por mbi të gjitha u përpoqa të kuptoja përgjegjësinë që vjen me atë punë. I vetëdijshëm se ka sfida të shumta për Serbinë, rajonin dhe situatën e ndërlikuar gjeopolitike, e pashë veten si pjesë e politikës së presidentit Vuçiç, që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë si qeveri së bashku me presidentin.

Ajo që hodhi një hije të madhe vitin e kaluar dhe mandatin e kësaj qeverie ishte ngjarja tragjike në Novi Sad, një tragjedi e madhe, humbja e 15 jetëve. Që nga ai moment, Serbia dukej se ishte ngecur në atë aksident. Ne kemi parë përsëri abuzime politike të asaj tragjedie dhe një përpjekje për të përfituar nga aksidenti. Qeveria tregoi përgjegjësinë e saj edhe këtu, dy ministra dhanë dorëheqjen, prokuroria mori gjithçka që kërkoi, u ngrit aktakuzë, tregoi se nuk ka të mbrojtur dhe të privilegjuar. Ne si qeveri u përpoqëm, në radhë të parë me kërkesë të studentëve, të publikojmë të gjitha dokumentet” tha Vuçeviç.

Gjatë fjalës së tij, Vuçeviç u shpreh vendimi për dorëheqjen është i pakthyeshëm, duke theksuar se se edhe Vuçiç e kishte pranuar këtë fakt në bazë të argumenteve të dhëna.

“Nuk mund të justifikoj dhe kuptoj kurrë shumë nga protestat, bllokimin e rrugëve, lëvizjet, sulmet ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe, ndaj studentëve që duan të studiojnë, ndaj pedagogëve që duan të mbajnë provime, nuk do ta pranoj kurrë terrorin ndaj studentëve.

Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja. Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Të fundit