Mimi Kodheli, ish-ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Ramës që nga viti 2013 deri në 2017 ka publikuar fotografi sëbashku me deputeten nga radhët e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli ndaj të cilës ka thënë fjalë të mëdha. Kodheli tha se Artën nuk e ka vetëm mike por është edhe një kolege me integritet.
Arta Bilali është jo vetëm kryesuesja e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në NATO PA, por një mike e mirë e kolege me integritet.
Kënaqësi të jemi me Artën edhe këtë herë në Washington për të punuar për më të mirën e rajonit e të qytetarëve tanë.
