6.8 C
Skopje
E diel, 12 Prill, 2026

Minçev nuk ndryshon, nuk heq dorë nga ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë!

Ministri i Administratës, Goran Minçev thotë se nuk heq dorë nga vendimi për uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratë nga 29,52%, në 24,30%. Minçev thotë se vetëm po e respekton ligjin, dhe se çdo koment nga partneri i koalicionit VLEN është i pabazë.

“Në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik, qartë qëndron se Balancuesi është posaçërisht për banorët, qytetarët që janë në territorin e Republikës së Maqedonisë, kjo është popullata rezidente. Unë si ministër heq dorë nga respektimi i ligjit në atë formë që tani janë shkruar, kështu që në këtë kontekst, ne si ministra duhet t’i respektojmë ligjet dhe çfarëdo komenti nga kolegët e VLEN-it është i pabazë, shpresoj që edhe qëllimi i tyre është që të respektohen ligjet”, tha mes tjerash Minçev.

 

Burimi /tv21.tv

Të ngjajshme

Të fundit