Rezultate më të mira ekonomike të shtetit me eksport më të madh të mallrave dhe shërbimeve dhe tërheqje të investimeve të reja pret ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski nga bashkëpunimi që e njofton me mobilizimin e përfaqësive konsullare diplomatike me odat ekonomike.
Mucunski sot e vizitoi Odën Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT para udhëheqjes të së cilës prezantoi planin e aktiviteteve dhe masave që si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të ndërmarrin për stimulimin e eksportit, veçanërisht të shërbimeve dhe për tërheqjen e investitorëve të rinj, me qëllim të rezultateve më të mira ekonomike të shtetit.
“Patëm një koncept prej katër pikash, që do të thotë mobilizim i kompanive tona, mobilizim i burimeve të shtetit në shtet, por gjithashtu edhe model i ri i mobilizimit të përfaqësive tona diplomatike konsullore. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë në vepër t’i zbatojmë së bashku me odat ekonomike, me kompanitë e Maqedonisë, këto masa dhe gjtihsesi shpresojmë në rezultate më të mira ekonomike, të cilat do të vlejnë vlerë më të madhe të shtuar për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi Mucunski.
MASIT, siç tha kryetari Jordan Dimitrovski, i mbështesin aktivitetet që i paralajmëron ministri.
Objektikat e MASIT si odë ekonomike e industrisë ITK janë të qarta, sa më shumë kompani vendore në tregjet ndërkombëtare, sa më shumë nënshkrime të marrëveshjeve nga aspekti i vlerës së shtuar të produkteve dhe zhvillim më të madh të kompanive të Maqedonisë nga pikëpamja e eksportit”, deklaroi Dimitrovski.
Vizita e MASIT është pjesë e serisë së takimeve të punës që ministri Mucunski i filloi këtë javë me menaxhmentet e odave ekonomike dhe organizatave të lidhura. Paraprakisht, ekipi i MPJTJ ishte për vizitë në organizimin “Maqedonia 2025”.
