Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se gjithsej 8 persona janë arrestuar pas ngjarjeve gjatë festës në Maqedoninë e Veriut për 28 Nëntor, përcjell TV21. Toshkovski lavdëroi policinë për veprimet, siç i quajti ai, profesionale.
“Sfidat e mbrëmshme, që ishin drejtpërdrejt ndaj dinjitetit të qytetarit maqedonas. Nuk do të lejojmë veprime të këtilla të ndezin tensione ndëretnike në Maqedoni. Atë që e kemi folur, është se ka paralajmërime, ka tentime që do të djegin padurim ndëretnik në Maqedoni. Ja prova se e njëjta po ndodh. 4 nga ata persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. 4 persona të tjerë janë arrestuar për shkak se për ta kemi baza të dyshimit se kanë kryer vepër penale 390 nga Kodi Penal, ku është paraparë dënim minimal me 1 vjet burg.
Toshkovski tha se po vërtetohen paralajmërimet se persona të caktuar po përgatisin skenarë për de stabilizim të vendit.
“Dua të dërgoj porosi te të gjithë ata që e kanë ndërmend të shkaktojnë çfarëdo skenari për destabilizim të Maqedonisë. Ashpër do të përgjigjemi të çfarëdo tentimi”, shtoi Toshkovski.
Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale u publikuan disa video ku shihej se si përdhosej flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, por edhe flamuri i Shqipërisë, nga grupe të ndryshme të qytetarëve.
Burimi /tv21.tv